Elbasan, zjarr në filialin e bankës BKT
ELBASAN- Një shkëndijë elektrike e shkaktuar si pasojë e mbingarkesës në rrjetit elektrik, ka përfshirë nga flakët kabinën e ndodhur brenda godinës së degës së BKT në qendër të qytetit të Elbasanit.
Paniku i krijuar për shkak të tymit dhe erës së fortë të djegies së përcjellësve të përhapur në ambientet e BKT ka qenë i madh, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e zjarrëfikësve, si dhe janë marrë të gjitha masat për shmangien e pasojave në bankomatin dhe në arkën e BKT.
Ndërkaq policia ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e shfaqjes së vatrës së zjarrit, e cila ende nuk është e qartë se si ka ndodhur. Ndërkaq nga ana e ekspertëve do të shihen edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të shfaqjes së vatrës së zjarrit.
Drejtuesit e BKT në Elbasan deklaruan se nuk ka pasur pasoja të mëdha nga zjarri i shfaqur në ambientet e brendshme të institucionit, ndërsa puna është ndërprerë për afro dy orë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)