Përmet, ndalohen 3 persona, u kapën me 50 kg mariuanë
PËRMET- Ndalohen tre persona në Përmet, transportonin 50 kr mariuanë. Policia e Përmetit bën me dije se personat e ndaluar janë vëllezërit Renato dhe Enea Kadilli, përkatësisht 27 dhe 26 vjeç, nga qyteti i Pogradecit si dhe Jorgo Hoshafi po nga ky qytet, pjesëmarrës në këtë trafik.
Mësohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti fqinjë Greqia. Policia bëri të mundur ndalimin e 3 personave në aksin rrugor Tepelenë-Përmet në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku gjatë kontrollit të befasishëm, të ushtruar në mjetin tip "BMV" me targa TR 05 30 N të drejtuar nga Renato Kadilli u gjet lënda narkotike.
(m.a/BalkanWeb)