E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Rrugën e Elbasanit, autobusi i linjës së Krrabës del nga rruga, plagosen 3 pasagjerë

Një aksident është regjistruar pasdite e sotme në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku autobusi i linjës së Krrabës ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 pasagjerë. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 15:45, ku dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike, teksa Policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›