Po peshkonte me lëndë plasëse në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele (26 mars) në Fushë Arrëz, për shkak të shpërthimit të lëndës plasëse.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Gur, ku 50-vjeçari po peshkonte me lëndë plasëse në liqenin e Fierzës, por shpërthimi i mori jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/