Aksident në Sarandë-Gjirokastër, bllokohet aksi rrugor

Sarandë, 23 qershor, NOA - Një aksident rrugor ka ndodhur sot në orët e paradites në aksin rrugor Sarandë -Gjirokastër.
Si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara një maune është përplasur me një fuoristradë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua.
Ndërhyrja e forcave të policisë dhe atyre të ndihmës së shpejtë ka bërë të mundur dërgimin e menjëhershëm të dy plagosurve në spitalin e Sarandës.
Ky aksident ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.
el/NOA