E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferja përplas automjetin me një furgon mallrash, ndiqet në gjendje të lirë

Krujë, 24 qershor, NOA Policia e Krujës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 40-vjeçares Flora Dura, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë pasi tek vendi i quajtur Ura e Gjoles, duke drejtuar automjetin tip Golf me targë TR 9445 F është përplasur me mjetin tip furgon mallrash tip Benz me targë TR 3479 H.

Drejtuesi i këtij të fundit, 22-vjeçari Jaho Bodini, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë nuk ka pësuar dëmtime, por pasagjeri i tij 58-vjeçari Agim Hasani, lindur dhe banues në Tiranë, ndodhet në Spitalin Ushtarak, por jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krujës për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.         

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›