Ndalohet një 33-vjeçar durrsak, i kërkuar nga policia italiane për trafik droge

Durrës, 23 qershor NOA Policia e Durrës, ka ndaluar sot një 33-vjeçar pasi ishte shpallur nga policia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sokol Isteri 33-vjeç lindur dhe banues në Durrës lagjja nr.9, është ndaluar sot nga policia e cila në rrugë operative kishte siguruar informacione për vendndodhjen e tij.
Burime nga policia thanë se Isteri ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e PIZAS në Itali me vendim të datës 19 janar të këtij viti e ka dënuar atë me 9 vjet heqje lirie për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.
Këtë vendim e ka njohur dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. 388 më datë 23 qershor të këtij viti.
Sokol Isteri u kap falë një pune të mirëorganizuar veprimeve të shpejta e profesionale nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Durrësit në një lokal në lagjen nr.9 të qytetit thanë burimet zyrtare të policisë së Durrësit.
k.k/NOA