E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte i shpallur në kërkim nga policia për vjedhje, kapet dhe vihet në pranga

Pogradec, 24 qershor, NOA Forcat e policisë kanë mundur të realizojnë kapjen në flagrancë dhe ndalimin e 23-vjeçarit Erlon Maxhari, banues në qytetin e Pogradecit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ishte shpallur në kërkim nga ana e komisariatit të Pogradecit, pasi ndaj tij përmes vendimit nr.29 të datës 22.06.2009 të Gjykatës së Pogradecit, është caktuar masa e sigurisë Arrest me burg për veprën penale të Vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për një vjedhje të ndodhur dy javë më parë në qytetin e Pogradecit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›