E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët sulmojnë makinën e Adelina Tahirit

GREQI - Pre e huliganëve grekë, të cilët sulmojnë makinat me targa të Maqedonisë, ka rënë edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri.

Siç pohojnë mediat maqedonase, makina e tipit Passat, pronë e Adelina Tahirit, është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, dhe i është gërvishtur shkrimi MK në targat e saj.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Nea Vrasta të Greqisë. Përveç Adelina Tahirit këtë verë rreth 50 makina të maqedonasve kanë rënë pre e sulmeve të huliganëve grekë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›