Aksident në Shijak, vdesin 4 persona të të njëjtës familjeje

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qarkun e Durrësit që në orët e para të mëngjesit të së premtes. Një familje ëshë shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Shijak, ku katër persona të së njëjtës familje kanë kanë mbetur të vdekur në vend. Automjeti me të cilën udhëtonin prindërit dhe dy fëmijët e tyre ka rënë nga një urë duke përfunduar në lumë. Sipas të dhënave nga policia e Durrësit mësohet se viktimat janë Baki Keçi 43 vjeç, bashkëshortja e tij Mimoza Keçi 34 vjeç dhe dy fëmiljët e tyre Ronaldo Keçi 10 vjeç dhe Arbër Keçi 15 vjeç. Sipas informacioneve më të fundit mësohet se fillimisht janë gjetur trupat e tre pjesëtarëve të familjes ndërsa trupi i pjesëtarit të katërt të familjes është gjetur vetëm pak orë më vonë pas ngjarjes tragjike. Sipas të dhënave nga policia dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tragjike. Ndërkohë, një ngjarje e tillë tronditi edhe qytetin e Fierit disa muaj më parë ku katër persona të së njëjtës familje mbetën të vdekur pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në humnerë, ndërsa shpëtoi vetëm bashkëshortja e njërit prej viktimave.