Vrasja e 33-vjeçarit në Berat, në pranga 2 autorët

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të vrasjes së 33-vjeçarit Klodian Lumani.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Shpëtim Kovaçi dhe Ferdinand Hoxha pasi dyshohen se kanë qëlluar me armë 33-vjeçarin duke e lënë atë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Beratit ku 33-vjeçari Klodian Lumani u qëlluar me kallashnikov teksa dilte nga një qendër interneti.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.