Lezhë, konflikt me armë, 1 i vdekur e 4 të plagosur
Konflikti për pronën ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 4 të plagosur rëndë, por kësaj radhe ngjarja ka ndodhur brenda ambjenteve të gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë. Endri Pepa ka humbur jetën pasi është qëlluar brenda ambjenteve të gjykatës, ndërsa palët që do të paraqiteshin në gjyq kanë shkëmbyer zjarr me njëri tjetrin e për pasojë edhe 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Nuk dihet ende fakti sesi kanë mundur të deportojnë të armatosur brenda ambjenteve të gjykatës personat e përfshirë në konflikt, ndërsa forca të shumta policie janë përqëndruar në spitalin e Lezhës, aty edhe ku ndodhen familjarët e palëve të përfshira në përplasjen me armë. Sokol Sejdia dhe Arben Nikulaj janë emrat e 2 personave që konfirmohen të plagosur nga policia, ndërsa ende janë bërë publike emrat e 2 të plagosurve të tjerë. Gjendja e të plagosurve është e rëndë, ndërsa 2 prej tyre janë transportuar për në spitalin Ushtarak të Tiranës. Mbetet ende e pasqaruar mënyra e nisjes së këtij konflikti brenda dyerve të gjykatës, ndërsa vëmendja është përqëndruar tek mungesa e masave të kontrollit në këtë institucion.