Aksident në Shkodër, makina përplas motorrin, 1 i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Si pasojë e kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur një person, i cili është në gjendje kritike për jetën.
Sipas të dhenave nga piolcia e qarkut të Shkodrës, mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si rrjedhojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorrit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, vetëm pak minuta pas kësaj ngjarje policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në derë të spitalit rajonal të Shkodrës. Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për qartesimin e rrethanave te kësaj ngjarje.