Klinton zhvesh kostumin, kërcen nën ritmet latine
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka hequr edhe një herë kostumin e zyrtares së lartë ndërsa ka treguar aftësitë e saj në vallëzim në Afrikën e Jugut. Gjatë një darke të organizuar nga Ministri i Jashtëm, Maite Nkoana-Mashabane, Sekretarja amerikane e Shtetit nuk nguroi të hidhej në pistë për të provuar stilin e saj nën ritmet afrikane.
Clinton hyri në mes të grupit , ndërsa u filmua duke kërcyer edhe me një këngëtare.Sekretarja amerikane e Shtetit ishte veshur me një xhaketë të gjatë blu dhe pantallona të zeza e duket se më shumë se përmes fjalëve, me anë të hapave, arriti qëllimin e saj në turin afrikan: atë të nxitjes së lidhjeve mes kontinentit afrikan dhe Shteteve të Bashkuara.
Clinton vizitoi shtatë shtete afrikane për të nxitur bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si një alternativë ndaj ndikimit në rritje ekonomik dhe politik të Kinës në rajon.