Burg pa afat për vrasësin e dy vëllezërve

Agustin Mandrea, 49-vjeç, do të qëndrojë në burg deri sa të merret një masë përfundimtare nga gjykata, çka më së paku do të dënohet me 25 vite burg sipas Kodit Penal.
Ai akuzohet për "Vrasje në rrethana cilësuese", "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Ky shtetas akuzohet për vrasjen e vëllezërve, Petrit Ndoka, 30-vjeç, dhe Eduard Ndoka, 33-vjeç. Ngjarja ndodhi të dielën e shkuar, ku mbeti i plagosur edhe shtetasi Pjerin Ndreca, i cili ndodhej rastësisht në vendin e krimit. Autori ka pranuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se nuk kishte pasur qëllim që t’i vriste, por vetëm të vetëmbrohej.
"Kurrsesi nuk desha t'i vrisja dy bashkëfshatarët e mi, pavarësisht konflikteve që ne kishim prej kohësh. I qëllova thjesht për t'u vetëmbrojtur. Desha që t'i lija të plagosur, me qëllim që ata të mos kishin mundësi të më vrisnin. I kisha kërkuar disa herë Eduardit që ai të hiqte dorë nga lidhja që kishte me nusen e një të afërmit tim. Ai nuk hoqi dhe nuk hoqi dorë, ndaj sa herë përballeshim në fshat, lokal apo qytet, ofendoheshim dhe rriheshim me njëri-tjetrin", ka deklaruar Agustin Mandrea para organeve të hetimit. Ky shtetas ishte i njohur për policinë pasi ishte arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. /Start/
2012-08-08 12:19