Aksident në Tiranë, 4 të plagosur, arrestohet turku
Është vënë në pranga, shtetasi turk që drejtonte automjetin e aksidentuar mbrëmë në rrugën “Myslym Shyri”. Nga përplasja e automjetit tip BMV janë aksidentuar 4 pasagjerë, 2 vajza shqiptare dhe 2 shtetas të tjetë grekë.
TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin turk Enis Yayla 30 vjec, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një bllok betoni e më pas doli nga rruga duke shkaktuar plagosjen e 4 personave. Policia bën të ditur se Enis Yayla u vu në pranga në orët e para të ditës së sotme, pasi mbrëmë, në rrugën “Myslym Shyri’’, në afërsi të degëzimit të tregut Çam, duke drejtuar automjetin tip BMË, me targa TR 9500 P, ka devijuar rrugën nga një bllok betoni, e më pas është përplasur me një pemë. Si pasojë janë aksidentuar pasagjerët e mjetit shtetasit: Elisa Mjekra, 25 - vjec, Olta Mjekra, 21 - vjec, si dhe shtetasit Grek Janis Karathanasis, 27 - vjec dhe Dhionis Marinos, 37 - vjec, lindur dhe banues në Greqi, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Të gjithë të aksidentuarit aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 30 vjecari turk Enis Yayla akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
(m.a/News 24/BalkanWeb)