E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Rama-Frederit: Nuk tërhiqemi

Mesditën e sotme kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur në selinë rozë ambasadorin suedez në Tiranë, Llars Freder. Burime brenda takimit konfirmuan se Freder është njohur me vendimin e PS për bojkot. 

TIRANË-Vendimi i socialisteve për të bojkotuar Kuvendin si dhe situata aktuale politike në vend kanë qënë temat që ambasadori suedez në Tiranë, Llars Freder ka diskutuar me kreun në deyrë të PS, Edi Rama. Diplomati i lartë suedez ka mbërritur në selinë rozë në mesditë, ku është takuar me kryesocialistin Rama, por dhe deputetë e përfaqësues të marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë parti. Burime zyrtare brenda takimit konfirmuan për News 24 se, Freder është njohur me vendimin e PS për bojkot, si dhe me arësyet pse socialistët vazhdojnë ti qendrojnë besnikë këtij vendimi. Freder mësohet të mos ketë mbajtur asnjë qendrim lidhur me këtë vendim. Ndeërkohë që pas takimit Rama dhe Freder nuk kanë patur asnjë koment për median. Socialistët të shtunën do të votojnë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të partiseë, duke zgjedhur kështu mes kandidateve Edi Rama e Maqo Lakrori. Pas këtij votimi pritet që PS të rikonfirmojë se cdo të bëjë me Kuvendin, ku mungon që nga seanca e parë e tij.
(m.a/News 24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›