Aksident në Tiranë, dhëndrri e nusja përplasin 70-vjeçaren
Një pakujdesi e vogël në timon për pak i ka prishur ditën më të lumtur një çifti të ri nga Tirana. Në fakt në masën 50 për qind ka arritur, pasi udhëtimi i tyre final me makinë në bulevardin e kryeqytetit ka përfunduar në një skenë aksidenti. Ndërsa udhëtonin me mjetin e zbukuruar si për dasëm, nusja e dhëndrri me mjetin e tyre para Piramidës kanë goditur lehtë një grua të moshua,r e cila ka përfunduar në tokë, fatmirësisht pa dëme serioze. Megjithatë kjo ka mjaftuar që policia të ndalojë mjetin dhe të nisë hetimin e ngjarjes. Ndërsa nusja me një automjet tjetër ka përfunduar në shtëpi, krushqit janë detyruar të bëjnë sqarimet e duhura me policinë. Në fund gjithçka ka shkuar mirë, pasi 70-vjeçarja nuk ka regjistruar problem serioze nga goditja e automjetit por gjithsesi dita e lumtur e këtij çifti të ri do mbahet mend ndryshe nga çdo ishte pa aksidentin.