E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohet 65 kg heroinë, tre shqiptarë në pranga

Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni i policisë në Ravena ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve Muhedin Muho, 25 vjeç,Saljion Dervishi,24 vjeç dhe Oltjana Ajdini, 26 vjeçe, ndërsa është sekuestruar 65 kg heroinë me vlerë 1.5 milion euro. Ndërkohë dy ditë më parë 5 shqiptarë janë prangosur nga Guardia di Finanza e Brindizit, ndërsa u sekuestruan rreth 1 700 kg marijuana.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›