E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, aksion i policisë rrugore, ezaurohen vendet e parkimit

Vijon në Vlorë aksioni blic për bllokimin e automjeteve të papajisura me dokumentacionin përkatës. Zëdhënësi i policisë së Vlorës, Dionis Dulaj, shprehet se brënda këtij muaji janë bllokuar mbi 200 automjete ndërkohë që brënda tre ditëve janë sekuestruar më shumë se 65 motocikleta.
 

Nga ana tjetër, tre pikat e sekuestrimit të automjeteve në qytetin e Vlorës, Porti i Peshkimit Triport, Rezervat e shtetit si dhe Komisariati i Policisë duket se i kanë ezauruar vendet e parkimit të makinave të sekuestruara.

Kjo gjë ka bërë që situata të bëhet problematike për automjetet e sekuestruara në fundjavë, duke i "ngjeshur" brënda ambienteve të Komisariatit të Policisë. Drejtues të qarkullimit rrugor bëjnë të ditur se në rezervat e shtetit nuk janë dërguar mjete që prej 8 muajsh, ndërkohë që shumë prej automjeteve pritet të cohen për skrap, me qëllim për të hapur vëndin automjeteve të tjera të sekuestruara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›