Shkodër, dy persona në pranga, për plagosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Edinjo Selo Pulti 26 vjeç, banues ne lagje Salo Halili qyteti Shkoder i hetuar ne mungese. Arrestimi i ketij shtetasi ka ardhur si pasoje e ekzekutimit te vendimit te gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder me nr. 469 date 12.10.2011 per ndalimin e shtetasit, ndaj te cilit eshte vendosur masa e sigurimit "Arrest ne burg" per vepren penale "Plagosje e rende me dashje " dhe "Mbajtje pa leje e armeve e municineve luftarake".
Ne baze te hetimeve paraprake te kryera nga Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesore Shkoder, ky shtetas ne daten 21.08.2011, rreth ores 20.30 ka tentuar te vrase me arme zjarri shtetasin E.V 24 vjeç, banues ne lagjen Guerile Qyteti Shkoder.
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, materialet i kanë kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprime te metejshme ne ngarkim te shtetasit Edinjo Pulti.
Krahas shtetasit te mesiperm është bërë i mundur edhe arrestimi ne flagrance i shtetasit Selahedin Asim Kosi 46 vjeç, banues ne lagje Perash, qyteti Shkoder. Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi eshte kapur ne flagrance ne lagjen “Liria”, qyteti Shkoder nga forcat e policise me nje pistolete model TT me nje kreher me shtate fisheke, si dhe dy krehra te tjere me nga shtate fisheke secili. Ndërkohë materialet i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te "Armembajtjes pa leje".