E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjet makina në ecje, shpëton shoferi

Një makinë është djegur e tëra mëngjesin e sotëm në Elbasan, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Policia e Elbasanit bën të ditur se makina tip “Opel”, me targa EL 8506 B, e cila ishte në pronësi të Gëzim Pushit, 55-vjeç ka marrë flakë gjatë ecjes. Drejtuesi i saj ka arritur të largohet nga makina pa pasur dëme. Ndërkohë vetë drejtuesi i mjetit ka njoftuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Policia po heton për ngjarjen, ndërsa dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në mjet ka qenë një shkëndije elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›