E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 25 miliardë lekë borxh te qytetarët. BSH: Të martën, ankandi i bonove të thesarit

TIRANË- Qeveria do të marrë sërish borxh të qytetarët e saj. Banka e Shqipërisë njofton se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i radhës i bonove të thesarit. Në këtë ankand do të dalin në shitje bono me afat maturimi 6 mujore dhe 12 vjecar kundrejt një shumë të përgjithshme prej 25 miliardë lekësh. 

Qeveria po merr borxh në një kohë kur deficiti buxhetor vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti është rritur me 1.1 herë dhe borxhi publik ka kapërcyer mbi 62.4%, sic e konfirmoi pak ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në daljen e fundit publike. Ndërkaq, Ministria e Financave pritet të dërgojë së shpejti për miratim në qeveri urdhërin për kufizimin e shpenzimeve në mes të vitit buxhetor, ashtu sic ka ndodhur edhe gjate viteve të mëparshme.

Pas humbjes së zgjedhjeve, qeveria aktuale nuk e ka më mandatin për të ndërhyrë në buxhet. Gjasat janë që rishikimi i detyrueshëm i buxhetit të ndodhë në muajin tetor nga qeveria e re.
(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Luan Omari: Regjimi autokratik i Berishës po lë ekonomi të shkatërruar Majko: Borxhi publik alarmues, të pezullohen vendimet e kryeministrit në ikje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›