E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, makina përshkon Lanën

Ka përfunduar për fat të mirë pa viktima një aksident i mbrëmjes pranë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet. Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin e makinës në aksin rrugor praën Ministrisë së Jashtme.
Sipas dëshmitarëve okularë vajza me makinën e saj, ka zbritur barketën e Lanës është future në ujë dhe falë cektësisë, ka dalë matanë pa iu fikur mjeti dhe pa pësuar dëmtime të rënda.
Gjatë aksidentit është dëmtuar një shtyllë ndricimi në breg të Lanës, por nuk ka njerëz të lënduar, në një zonë që është e dendur në makina dhe kalimtarë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›