E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet ne SHBA 6 femije te vdekur

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën në 2 inicidente të ndryshme gjatë festimeve për ditën e pavarësisë në SHBA.
Në incidentin e parë, 2 vajza dhe 1 djalë janë mbytur në lumin Iova, pasi u ndanë familjet e tyre. Autoritetet në Marshalltaun në Ioëa kanë kërkuar për më shumë se 3 orë para se të gjenin 2 trupat e pajetë të fëmijëve njëri 7 e tjetri 9 vjeç. Më pas 3 fëmijë të tjerë humbën jetën, pasi anija në të cilën ata ndodheshin u fundos në Long Island në Neë York. Trupat e pajetë të një djali 12 vjeç, dhe dy vajza një 11 dhe tjera 8 janë gjetur të pajetë brenda kabinës së anijes.
Autoritetet bëjnë me dije se anija mund të jetë kthyer për shkak të motit të keq.
Rojet bregdetare shpëtuan 24 njerëz në anije, 1 orë pas thirrjes emergjente, ndërkohë që brenda në anije ndodheshin 27 persona. Shumë varka të vogla erdhën menjëherë në ndihme, pasi anija u mbyt.
Ndërkaq vazhdon të jetë e vështirë gjendja në ato vende që një javë më parë u goditën nga stuhia tropikale. Rreth 600 mijë njerëz në perëndim të SHBA-së vazhdojnë të qëndrojnë pa energji elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›