E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vlorë, në rrezik për jetën 4 persona

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë ambulancës qëndrore në Vlorë. Tre pjesëtarë të një familjeje maqedonase dhe një drejtues motociklete janë në rrezik për jetën, si pasojë e përplasjes nga mjeti motociklete.

Sipas burimeve policore shkaku ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të motocikletes. Dëshmitarët pohojnë se ky i fundit ka qene me shpejtesi dhe teksa është përpjekur të manovrojë ka përplasur në tokë tre familjarë, të cilët kanë qenë duke shëtitur.

Tre shtetasit e dëmtuar janë maqedonas, të ardhur me pushime në vlorë. Ata janë Tahir dhe Brunilda Sako, përkatësisht 43 dhe 32-vjeç si dhe djali i tyre Myslym Sako, 12-vjeç.

I dëmtuar rëndë nga përplasja ka rezultuar edhe vete drejtuesi i mjetit, Avram Ksamaxa, banor në fshatin Nartë. Me urgjencë të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal.

Në gjendje më të rëndë ka qenë 12-vjeçari, si dhe drejtuesi i motocikletës, që po mjekohen në reanimacion. Ndaj drejtuesit të motocikletës 30-vjecarit nga narta, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për vepren penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›