E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi xheloze: Përzë kamarieret provokuese

OLBIA - Naomi nuk ndalet kurrë. Është e bindur se mund t’i lejojë vetes gjithçka, edhe pse shumë herë paguan pasojat e kokëshkrepjeve të saj.

Bëma e fundit e saj ishte teska darkonte me të fejuarin aktual, rusin e pashëm Vladislas Doronin, në lokalin me trendy të Costa Smeralda, i frekuentuar nga të njohurit Michael Douglas, George Clooney, Paris Hilton, Cindy Crowford e Valeria Mazza.

Çifti kishte porositur një darkë në dritën e qirinjve, kur Naomi nxorri jashtë kapricion e saj të fundit: Përzuri gjithë kamarieret sexy dhe kërkoi që t’i shërbebin vetëm kamarierë meshkuj. Skena, si e tregon gazeta gjermane “Express”, erdhi, pasi Naomi u ndje xheloze nga veshjet dhe pamja e kamariereve, sipas saj tejet provokuese. Për këtë, në fak u justifikua me shijen jo fort të mirë të një koktejli që kishte porositur, duke kërkuar më pas t’i shërbenin meshkujt.

Pas kësaj, ajo ka kërcyer këmbëzbathur së bashku me të fejuarin. Disa dëshmitarë betohen se ajo pas kësaj është gati të martohet. Madje sipas tyre e kanë dëgjuar të belbëzojë: “Këtë herë do të martohem, e kam kokën në vend dhe Vladi është mashkulli i duhur për mua”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›