E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blagojevich shpallet fajtor për deklarata të rreme

Chicago, 18 gusht - Ish-guvernatori i Illinoisit, serbo-amerikani Rod Blagojevich është shpallur fajtor për gënjim të agjentëve. Një juri federale në Chicago e shpalli atë fajtor për deklarata të rreme, por nuk ishte në gjendje të arrijë një vendim unanim për 23 akuzat e tjera për korrupsion. Blagojevich 53-vjeçar, është akuzuar për përpjekje të përdorimit të zyrës së tij për përfitime personale, duke përfshirë edhe përpjekjen për të shitur vendin vakant të presidentit Barack Obama në Senat. Pas shpalljes së vendimit, siç njoftojnë medie amerikane, prokurorët amerikanë thanë se qeveria planifikon të rigjykojë çështjen “sa më shpejt që të jetë e mundur”. Avokati i tij deklaroi se do të apelojë kundër vendimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›