Rregulla të reja për sektorin minerar

"Baza e re ligjore kërkon t'i japë një shtysë dhe një zhvillim të ri këtij sektorit, në realizimin e prioriteteve të tilla, si rritja e prodhimit të mineraleve tradicionale, rritja e eksportit të mineraleve, rritja e eksportit të produkteve të përpunuara, tërheqjes së investitorëve vendas e të huaj, veçanërisht në sektorin e kërkim- zbulimit dhe të vënies në eficencë të rezervave minerare", theksoi ai.
Në projektligjin e ri, parashihen problematikat e sigurisë në punë, të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve, mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, trajtimit te mbetjeve, riciklimit të tyre, etj. Ministri Naço sqaroi se ky pr/ligj është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Industria minerare në Shqipëri zhvillohet tërësisht nga sektori privat, ku prodhimi arrin në rreth 6 milionë ton minerare dhe në të punojnë rreth 7 mijë punonjës, kryesisht nga zonat rurale.
Sipas Naços, paketa e re ligjore sjell risi për planifikimin minerar si pjesë e planifikimit territorial, miradministrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tyre nëpërmjet përcaktimeve të sakta ligjore për mënyrën e dhënies së të drejtave minerare, monitorimit, duke garantuar një mjedis të pastër./S.Ll/Start/
2011-06-28 15:06