E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre adoleshentë në kërkim, dy të tjerë arrestohen

Pas hetimeve, disa adoleshentë janë shpallur në kërkim. Forcat e rendit bënë të mundur identifikimin dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së një banese ditën e djeshme, ndërsa ka shpallur në kërkim 18 vjeçarin nga Laçi,  Eraldo  Basha, i dyshuar si autor i kësaj vjedhjeje. 

Nga të njëjtat shërbime policore mësohet se po dje, është bërë e mundur zbardhja e  vjedhjes së një tjetër banese në kryeqytet një ditë më parë, ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e ngjarjes, dy adoleshentë nga Tirana. Gjithashtu, policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorit të vjedhjes së  agjencisë “Beller”, ndodhur pesë muaj më parë në kryeqytet.

Policia tha se autori i kësaj vjedhjeje, dyshohet  të jetë një 14 vjeçar nga  Kosova, i  arrestuar një muaj më parë. Nga shërbimet e Antidrogës në Policinë e Tiranës mësohet se është bërë ndalimi i 24 vjeçarit Armand  Demiri, i proceduar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Mbrëmjen e së hënës, blutë e Tiranës  ndaluan edhe 21 vjeçarin Klajdi Kodra, i shpallur në kërkim për “Plagosje me dashje” si dhe “Armëmbajtje pa leje”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 12:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›