E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanoviç: Nuk kemi frikë nga "Shqipëria e madhe"

Presidenti malazez Filip Vujanoviç ka deklaruar se Mali i Zi nuk ka rrezik nga projekti i "Shqipërisë madhe". Duke komentuar deklaratat e Presidentit serb Tadiç, se ideja e krijimit të "Shqipërisë së madhe" është realitet, Vujanoviç ka thënë se Mali i Zi ka arritur vlerat e një shteti qytetar, ndërsa shqiptarët e vlerësojnë atë si shtetin e tyre.

"Mali i Zi u mundëson realizimin e plotë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në shkallë të standardeve më të larta. Prandaj jam i bindur se nuk ekziston çfarëdo rreziku që do të ishte në kundërshtim me interesat e Malit të Zi,", ka thënë Vujonoviç në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".

Ndërsa sa i përket raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, Vujanoviç ka deklaruar se vlerëson dialogun ndërmjet Bogradit dhe Prishtinës, ndonëse e konsideron pak si të vonuar.
Ndërsa lidhur me kushtin e Podgoricës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike e Kosovën, Vujanoviç përsëriti se shkëmbimi i ambasadorëve është i mundshëm atëherë kur malazezët të njihen si minoritet në Kosovë dhe t`u sigurohet përfaqësim në parlamentin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›