E Diel, 1 Nëntor 2026

Lati: Binjakëzimi, njohje për politikën e konkurrencës

Objekti i këtij projekti është forcimi i mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, në fushën e konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore, për të siguruar një mjedisi sa më konkurrues, si dhe të risi transparencën në zbatimin e parimeve bazë në këto fusha.

Kryetarja e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, Lindita Lato, tha se në kuadër të këtij projekti, stafet e Autoritetit do të kenë mundësi të njihen me mënyrën se si vendet e Bashkimit Evropian e zbatojnë konkretisht politikën e konkurrencës, sfidat konkrete të zbatimit të saj, rritjen e efekteve në treg dhe mënyrën për të kapërcyer këto sfida.

“Për ne është veçanërisht e rëndësishme pjesëmarrja në këtë projekt i një vendi të ri anëtar si Hungaria, duke na mundësuar një pamje më të drejtpërdrejtë të problemeve konkrete që duhet të kapërcehen në procesin e integrimit. Kjo përvojë e kombinuar me atë të Italisë në fushën e konkurrencës dhe Mbretërisë së Bashkuar në Fushën e ndihmës shtetërore do të sjellë një maksimizim të përfitimit të Autoritetit të Konkurrencës dhe ndihmës shtetërore nga ky projekt”, u shpreh ajo.

Veçanërisht i rëndësishëm për ne-vijoi ajo- do të jetë ndihmesa për të përballur me sukses sfidat që vijnë nga përshtatja sa më e plotë e legjislacionit shqiptar me atë të BE, duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimit të tij. “Projekti i binjakëzimit do të ndihmojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me aktorët e tregut, institucionet e ndryshme dhe pushtetin gjyqësor. Me anë të këtij bashkëpunimi do të kemi një përmirësim të zbatimit të ligjit si në drejtim të cilësisë ashtu edhe të shpejtësisë së kryerjes së hetimeve në mënyrë që ndërhyrja e autoritetit të konkurrencës të jetë sa më efektive e në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit”, përfundoi ajo. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›