Komisioni i Ekonomisë, miraton kredinë 50 mln euro për rrugët
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të rrugëve në vendin tonë. Bëhet fjalë për një hua me vlerë 50 milionë euro, e cila do të merret me interesa tregu për një periudhë 15-vjecare, ku 3 vitet e para janë pa pagesë principali. Projekti për rrugët rurale arrin në total vlerën e 300-400 milionë dollarëve.
Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Europiane e Investimeve, qeveria shqiptare dhe disa donatorë të tjerë. Projekti parashikon ndërtimin e 1000-1500 kilometrave rrugë rurale në Shqipëri, cka do të përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve të këtyre zonave.
(m.a/News24/BalkanWeb)