Pone: Drejt përfundimit procesi i regjistrimit të adresave
TIRANE- është duke përfunduar procesi i identifikimit elektronik të sistemit të adresave të lagjeve e banesave në territorin e të gjithë vendit. Gjatë një mbledhje operative me kryetarët e bashkive dhe komunave, zv ministri i Brendshëm Ferdinand Pone, u shpreh se shumë shpejt do të krijohen baza lokale për cdo njësi vendore të sistemit të adresave që do të jenë lehtësisht të adoptueshme. Këto baza lokale do të integrohen në një sistem qëndror duke krijuar kështu një bazë kombëtare adresash. Deri tani mësohet se më shumë se 50 % e bashkive kanë përfunduar procesin.
“Sot kemi thirrur bashkitë dhe komunat që janë në fund të këtij procesi se më shumë se gjysma e tyre e ka përfunduar fazën e parë. Më duhet të them që përgjithësisht të zgjedhurit vendorë i janë përgjigjur me korrektësi procesit por kjo nuk do të thotë që disa prej tyre , sic është dhe Bashkia e Tiranës , ajo e Prrenjasit e disa të tjera nuk janë atje ku duhet të ishin” u shpreh Pone.
Më tej zv ministri i Brendshëm u shpreh se faza e parë e regjistrimit të adresave do të pasohet nga ajo e regjistrimit të popullimit. Procesi që mësohet se do të nisë më 15 maj do të bëjë të mundur që të identifikojë thjeshtësisht qytetarin me adresën e tij përkatëse.
(e.n/News24/BalkanWeb)