E Shtunë, 31 Tetor 2026

Widhers në Përmet, viziton shtëpinë e vëllezërve Frashëri

PëRMET- Ambasadori armerikan Xhon Withers ka vizituar edhe komunën e Frashërit gjatë pranisë së tij dy ditore në Përmet. I shoqëruar nga kreu i komunës Frashër Tomorr Kotorri, si dhe banorë të fshatit Frashër, Withers u ndal gjatë në sallat e muzeut të Frashërit, ku u njoh me jetën dhe veprën e 3 vëllezerve Frashëri.

Pas vizitës në shtëpinë muze ambasadori amerikan u shpreh se është mjaft emocionuese të vizitosh shtëpinë nga ku erdhi dhe drita e lëvizjes kombëtare shqiptare, duke iu referuar periudhës së Rilidjes. Withers ka vizituar në Frashër edhe teqenë karakteristike si dhe është njohur me traditat dhe kulturën e komunës së vecantë të Permetit. Withers ka vlerësuar mjaft edhe peisazhin piktoresk të zonës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›