Itali, arrestohet 33-vjecari, vrau dy shqiptarë
BOLONJë- Një shtetas italian 33-vjecar është arrestuar nga policia e Bolonjës, pasi akuzohet se ka vrarë 2 shqiptarë. Trupat e tyre u gjetën të dekompozuar në 6 tetor të vitit të kaluar brenda një makine tip Fiat Punto, e hedhur në një kanal, në zonën Kasele të Krevalkore.
Të dy shqiptarët, sipas policisë italiane, janë vrarë me armë zjarri. Në vazhdën e hetimeve agjentet e policisë kanë kryer verifikimet për të parë nëse shtetasi italian i arrestuar ka qenë me precedencë penale apo jo. Ndërkaq nuk bëhen të ditur emrat e dy shqiptarëve të vrarë që prej tetorit të vitit të kaluar.
(m.a/News24/BalkanWeb)