E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

ELBASAN- Një i vdekur dhe një i plagosur në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete njëri tip Benz me targa AA 523 BA dhe tjetri tip Ford me targa AA 991 AF janë përplasur me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Paulesh.

Si pasojë kanë humbur jetën në spital Dashamir Leka, drejtues i mjetit tip Ford, një tregtar i armëve të gjahut dhe ka mbetur i plagosur Arben Porocani, drejtuesi i automjetit tjetër.

Mësohet se nga përplasja e fuqishme, automjeti tip Benz ka dalë jashtë rrugës duke u përmbysur.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›