E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekstradohet nga Londra 41-vjecari shqiptar, kërkohej për vrasje

TIRANE- Interpol Tirana ka ekstraduar sot rreth orës 15.00, nga Londra shtetasin shqiptar Ilirian Nuri Zeqaj, 41 - vjeç, nga Cakrani, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2000, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim“.

I ekstraduari Ilirian Zeqaj, më datë 26.09.1999, në fshatin Cakran të Rrethit Fier, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë për motive hakmarrje dy shtetas.

Si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Londra, më datën 27.09.2011 është bërë arrestimi në Londër me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Ilirian Zeqaj.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›