Policia: Eksplozivi në pallatin e Kollozit ka qënë me fitil, vijojnë hetimet
VLORE- Vijojnë hetimet për shpërthimin e sasisë së lëndës eksplozive në pallatin e kreut të PD, njëkohësisht kandidat i kësaj force poltike në Vlorë, Ardian Kollozi. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se eksplozivi nuk është komanduar në distancë me celular, por ka qenë me fitil.
Burime të policisë së Vlorës, bëjnë të ditur për News24 se autori ose autorët kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta ndezur fitilin dhe për t’u larguar nga vendngjarja pa rënë në sy. Efektivë të policisë vijojnë të qendrojnë në pallatin e Ardian Kollozit, duke vijuar me pyetjet e dëshmitarëve.
Mësohet se personat e shoqëruar kanë qënë kryesisht persona që janë filmuar nga kamerat ndërsa kalonin aty pranë në momentin e ngjarjes, por theksohet se pjesa më e madhe e tyre kanë pasur alibi. Vijon ndërkohë survejimi i kamerave të sigurisë së bankave dhe bizneseve në perimentin e gjithë zonës se Fabrikës së Orizit.
Policia nuk përjashton as pistën e një sulmi në drejtim të ndonjë banori tjetër të pallatit, pasi shpërthimi ndodhi një kat poshtë shtëpisë së Kollozit.
(m.a/News24/BalkanWeb)