Qendrat e votimit, Kolegji Zgjedhor pranon padinë e PS rrëzon vendimin e KQZ
TIRANË- Kolegji Zgjedhor pranon padinë e Partisë Socialiste, lidhur me 3 qendrat e votimit të vendosura në njësinë numër 4, në pronësi të familjes Kuka.
Partia Socialiste pretendonte në kërkesën e saj se familja Kuka ka lidhje me Partinë Demokratike, duke kërkuar që qendrat e votimit të zhvendoseshin në ambiente publike.
Kolegji Zgjedhor nën drejtimin e Valbon Çekrezit, pranoi kërkesën e PS, duke rrëzuar vendimin e KQZ me nr, 458 të datës 21 Maj 2013, duke zhvendosur në këtë mënyrë 3 qendrat e votimit nga ambiente private në ambientet publik, saktësisht në shkollën “Pal Ëngjëlli”.
(e.m/BalkanWeb)