E Diel, 1 Nëntor 2026

Torturuan fëmijët e tyre për dhjetë vjet, ushqim nga vrima e murit të burgut

barbarreeBelgjikë- Një çift i cili barbarisht kishin mbajtur të mbyllur katër fëmijët e tyre përgjatë dhjetë vitesh dhe kishin abuzuar me mjete çnjerëzore mbi ta kanë dalë në gjyq në Belgjikë dhe përballen me akuzën e e trajtimit çnjerëzor.

Sipas akteve të hetimit që janë lexuar në gjykatë, prindërit belg Sebastien Hardenne dhe Isabelle Simon mbajtën tri vajzat e tyre dhe një djalë në një dhomë të mbyllur gjatë natës dhe ‘ushqyen’ ata nëpërmjet një vrime të vogël në mur.

Ata përdorën dhunë mbi fëmijët duke i rrahur me shkopinj, një shufër hekuri dhe duke i torturuar ata, ka zbuluar policia.

Babai thuhet se ka urinuar në gojën e fëmijëve, e njëjta praktikë dhe tortura të ngjashme me atë që janë përdorur në burgun e Guantanamo-s ‘Bay’ të Amerikës, tha gjykata. ‘Dy vajzat ishin të kyçura në një valixhe të lyer me jashtëqitjet e qenit’, u tha në gjykatë.

Shërbimet sociale në qytetin e Biron ishin alarmuar nga shkolla e fëmijëve në vitin 2003 se ata ishin të pistë dhe të paushqyer, por paralajmërimi u injorua. Fëmijët e moshës 11 deri 16-vjeç tani janë duke marrë kujdesin përgjithmonë nga shërbimet sociale në qytetin Namur.

atyu-ku-mbahen-femijetVendi ku tani mbahen fëmijët përgjithmonë

Avokati i çiftit Petit Jacqueline tha se ata “ndjenë keqardhje’ për atë që kishin bërë dhe i janë dorëzuar gjykatës një letër apologji nga prindërit për fëmijët e tyre.

Çifti është përballë një dënimi rreth dhjetë vjet burg për akuzat e trajtimit çnjerëzor në gjyqin i cili pritet të përfundojë më 12 qershor.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›