Rikthehet dëbora në zonat malore, situata nën kontroll
Rreshjet e dëborës kanë rifilluar të bien në të gjitha zonat malore të vendit. Mësohet se sasia e rreshjeve të rëna është në nivelet normale dhe si rezultat nuk paraqiten probleme në qarkullim. Megjithatë këshillohet përdorimi i zinxhirëve për të evituar aksidentet.
Rikthehen rreshjet e borës në zonat malore. Gjatë natës rreshjet kanë bërë që rrethet Puke, Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe dhe Krujë të mbulohen nga bora.
Korrespondëntët e televizionit “News24” nuk raportojnë një situatë problematike për shkak se rreshjet janë në nivele normale.
Ndërkohë njoftohet se në disa akse kombëtare të veriut të vendit këshillohet vendosja e zinxhirëve.
Në zonat e Shqipërisë së mesme dëbora ka prekur Qafë Kërraben, dhe disa zona të Librazhdit, ndërsa akset Tiranë- Elbasan, në pikën e Qafë Kërrabës, kalimi është i detyrueshëm me zinxhir.
E njëjtja situatë paraqitet edhe në Qafën e Thanës, në aksin Pogradec-Korcë.
Disa nga akset kombëtare janë të kalueshme edhe pa zinxhir, por për të evituar aksidentet rrugore, drejtuesve të mjeteve u këshillohet përdorimi i zinxhirëve.
(e.n/News24/Balkanweb)