Aksident në aksin Fushë Arrës- Rrëshen, plagosen rëndë 3 veta.
Mirditë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Arrës – Rrëshën. Një furgon me 10 pasagjerë ka rënë në greminë por fatmirësisht nuk ka të vdekur. Tre prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë shëndetsëore ndërkohë që të tjerët cilësohen thjesht të plagosur. Viktimat kanë pësuar fraktuara ndaj janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për kurim.Burime nga spitali I Rrëshënit bëjnë të ditur se sapo kanë mbërritur në këtë spital 7 prej të plagosurve. Ervin Musaj 17 vjeç është në gjendje të rëndë dhe Erjola Toma 19 vjeçe po ashtu. Të plagosur janë edhe Preng Toma 52 vjeç, Adrian Voci 15 vjeç , Bledar Voci 21 vjeç, Lula Voci 54 vjeç dhe Nikolë Markaj 54 vjeç drejtuesi I automjetit. furgoni I këtij të fundit ka dalë nga rruga prej ngricave që ka krijuar moti i keq këto ditë.