E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali- Ndërron jetë një tjetër e plagosur, 23 viktima.

 

Tragjedisë së Gërdecit nuk i janë mbyllur ende plagët. Një tjetër viktimë i është shtuar listës duke e çuar në 23 numrin e të vdekurve. Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në spitalin e Brindizit, Kore Deliu. Viktima ishte dërguar jashtë vendit pas plagëve të rënda që mori në shpërthimin e ndodhur në Gërdec, por fatkeqësisht ndihma e dhënë  jasht  nuk i ka shpëtuar jetën asaj. Familja Deliu jetonte pranë fabrikës ku bëhej çmontimi i predhave dhe ka humbur numrin më të madh të familjarëve plot 4 veta , mes tyre një grua shtatzënë dhe djali i saj, Falvio Deliu vetem tre vjeç.

 

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›