Ali Ahmeti bllokohet në Qafë- Krrabë, shtyhet takimi
Ali Ahmeti dhe delegacioni i BDI që do të vizitonte Tiranën zyrtare sot është detyruar të shtyjë takimin si pasojë e motit të keq ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit . Ahmeti është bllokuar në Qafë- Krrabë për arsye se bora e ka bërë të pakalueshëm këtë aks rrugor. Ndërkohë policia rrugore bën të ditur se deri tani në këtë rrugë nuk ka pasur probleme serioze. Ndërsa Ali Ahmeti pritet të zhvillojë takime zyrtare në Tiranë me institucionet më të larta të shtetit. Ndër takimet e tij më të rëndësishme do të jenë ai me presidentin Topi, kryetaren e kuvendin Jozefina topalli, kryeministrin Berisha dhe personalitete të tjera në vend.