E Diel, 1 Nëntor 2026

Metereologët : Mot i paqëndrueshëm dhe temperatura të ulta deri në fund të Marsit.

 

Moti i keq ka mbërthyer me reshje debore e shiu zona te ndryshme te vendin duke shkaktuar veshtiresi serioze ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse rrugore. Ne rrethin e Korces, ka patur veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve ne aksin Korce-Dardhe, ku trashesia e debores ka arritur nga 15-20 cm. Sipas të dhënave te korrespondenteve tane ne kete qytet per te pastruar dëborën eshte angazhuar nje traktor, pasi qarkullimi i automjeteve është i pamundur. E njëjta situate paraqitet ne veri te vendit, ku disa zona jane izoluar nga dëbora e vazhdueshme. Ne aksin rrugor Fushe Arrez-Iballe trashësia e debores ka arritur ne 50 cm. Po ashtu dëbora ka bllokuar zonën e Boge-Theth dhe Kir-Pult-Bregu i Lumit, ku trashësia e saj ka arritur ne 40cm.

E njejta trashësi dëbore është dhe ne Qafe-Perdolecit-Vermosh me 40 cm. Po ashtu dhe ne Tirane, gjate natës dhe ne orët e para te mëngjesit, mali i Dajtit është mbuluar nga bardhesia e dëborës, e cila ka zbritur dhe ne qytet. Sipas metereologeve moti i paqendrueshem me reshje shiu e temperature te uleta do te vazhdoje deri ne fund te marsit duke vonuar kështu stinën e pranverës.

Kushtet e veshtira atmosferike kane bere qe qarkullimi ne aksin rrugor Tirane-Elbasan te jete mjaft i veshtire dhe i rrezikshem. Trashësia e bores prej 10 cm e ka veshtiresuar qarkullimin e automjeteve diten e sotme, ndërkohë qe pas orës 00:09 kane filluar serish reshjet e bores duke rritur riskun ne kete aks.

Jane marre masat e para nga drejtoria rajonale e rrugeve duke hedhur skorje ne kete rruge, por policia rrugore ben thirrje qe levizja e mjeteve te jete e kufizuar dhe me zinxhire. Veshiresine ne kete aks e shton edhe mjegulla e dendur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›