E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e deborës bllokojnë 2 mijë banorë në Përmet

 

Rreshjet e dendura të dëborës të cilat kanë përfshirrë rrethin e Përmetit 24 orët e fundit kanë sjellë probleme në komunikimin e zonave malore me qendrën.Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër, rreshjet e dëborës kanë bllokuar segmentet rrugore që të çojnë në drejtim të komunës së Frashërit. "Aktualisht në këtë zonë dëbora ka bllokuar rrugët që të çojnë në 9 fshatrat e kësaj komune duke e bërë të pamundur lëvizjen në drejtim të qëndrës për 2 mijë banorët e zonës së Frashërit", thonë burimet policore.

Rreshjet e debores te rëna gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Gjirokastrës kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve në drejtim të zonave malore të rrethit. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë dëbora e rënë në zonën malore të Zagories ka një trashësi prej 30-40 cm çka ka sjellë vështirësi në drejtim të lëvizjes së automjeteve të cilat lidhin këtë zonë me qendrën. " Aktualisht punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve në Gjirokastër së bashku me efektivat e qarkullimit rrugor po mbajnë nën vëzhgim situatën për të shmangur çdo vështirësi lëvizje si shkak i motit të keq jo vetëm në rrugët malore por edhe në rrugët kombëtare Përmet- Tri Urat dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije", thonë drejtuesit e qarkullimit rrugor në policinë e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›