Ceka : " Politika shqiptare e inkriminuar, jo bashkëpunim me biznesin."
PAD nëpërmjet keut të saj Neritan Ceka ka akuzuar politikën shqiptare si të inkriminuar dhe shkaktare të tragjedisë së Gërdecit, ndaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha. Kreu u aleancistëve, Ceka i bëri thirrje prokurorisë që të thëllojë hetimet për zbardhjene ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gërdec. " Duhet bërë një punë e madhe, në mëyrë që të ndahet biznesi nga politika"- ka theksuar ai. Nga ana tjetër shtoi Ceka media, në këtë rast, ka bërë një punë të shkëlqyer në dhënien e informacionit dhe në zbardhjen e mjaft enigmave të kësaj çështjeje.