Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes 38-vjecari
KORCË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në aksin rrugor Korcë-Pogradec. Nga përplasja e një makine tip Benz me një karrocë me kalë, mbeti i vdekur drejtuesi i karrocës 38-vjecari Përparim Osmanllari, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz mori vetëm plagë të lehta.
Ngarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve të fshatit Gurishte. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimer dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin Spiro Nasto.
(m.a/BalkanWeb)