E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Milot, vdes 33 vjecari

LEZHE- Përplasja mes një automjeti dhe një biciklete i ka kushtuar jetën një 33-vjecari në Lezhë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit në fshatin Rrilë.
Sipas policisë një mjet tip audi me targa greke ka përplasur një bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj Gëzim Deda, i cili vdiq në spital për shkak të plagëve të marra.
Ka qënë vetë drejtuesi i mjetit Vladimir Gjoka i cili e ka dërguar të aksidentuarin në spitalin rajonal, por pa mundur të shpëtohet. Mësohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e makinës e favorizuar dhe nga errësira në rrugë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›